Transmetuar më 23-10-2020, 11:06

Një incident ka ndodhur paraditen e sotme në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fishtë të Lezhës.

Si pasojë raportohet se forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin Eduart Ndocaj, i cili njihet ndyrshe si “kaubojsi”.

Mësohet se Ndocaj ka shkuar i paftuar në aktivitetin për përurimin e shtëpisë së gjeniut të letrave shqipe, Gjergj Fishta. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Pas përplasjeve me policinë, ish-deputeti socialist i qarkut Lezhë, Eduart Ndocaj, është shoqëruar në komisariat.

/NOA.al