Aksident i rëndë, një person përfundon i larë në gjak në rrugë
Transmetuar më 23-10-2020, 17:22

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë përcjellë në redaksinë e NOA.AL pamje të rënda.

Ngjarja është raportuar në Lezhë, te Kthesa e Balldrenit.

Siç shihet edhe nga fotot, një makinë ka dalë nga rruga, ndërsa një person ka përfunduar në mes të rrugës, dhe i gjakosur.

Nuk dihet nëse ai është shoferi apo kalimtar, ashtu sikundër nuk ka informacion nëse ka humbur jetën apo jo.

Ende nuk ka një njoftim nga policia. /k.k/noa.al/