Transmetuar më 23-10-2020, 20:15

Një 52-vjeçar italian i kërkuar në Gjermani nën dyshimin për kryerjen e 160 përdhunimeve dhe sulmeve seksuale, kryesisht ndaj vajzave të mitura, është arrestuar përtej kufirit në Francë.

Italiani ishte në kërkim në lidhje me akuzat e rënda, kryesisht ndaj fëmijëve të partnereve të tij, midis viteve 2000 dhe 2014.

Mediat franceze thanë se midis veprave që ai dyshohej se kishte kryer ishin përdhunimi i vajzës së tij për vite të tëra.

Por jo vetëm kaq. Zyrtarët thanë se 122 hetime ishin hapur deri më tani kundër tij në Gjermani për përdhunime dhe sulme seksuale.

Autoritetet gjermane njoftuan për herë të parë homologët e tyre më 7 tetor se i dyshuari kishte kaluar në Francë.

Vendndodhja e tij u lokalizua disa ditë më vonë dhe ai u arrestua në 16 Tetor.

Ai tani po mbahet në Colmar më pritje të procedurave të ekstradimit. /noa.al/