Tjetër aksident në Librazhd, gjendet në greminë një grua e huaj
Transmetuar më 23-10-2020, 21:46

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Është aksidentuar një shtetase e huaj, e cila është e paidentifikuar nga policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Xibrakë dhe në vendngjarje është gjetur një motor i përplasur.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka dyshime se në motor udhëtonin dy persona një burrë e një grua.

Për këtë arsye uniformat blu janë duke bërë kërkime në zonë, raporton infoelbasani.

Ndërkaq, gruaja e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me autoambulancë në spital për të marrë ndihëm mjekësore.

Shtetasja D.J, 40 vjeç është nxjerrë dhe transportuar në spitalin rajonal të Elbasanit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.

Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr  shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.