Transmetuar më 24-10-2020, 08:46

Ato janë shtëllungat e tymit të servisit dhe pikës së pjesëve të këmbimit për makina, që janë përshirë nga flakët.

Servisi vijon të digjet momentalisht.

Shkaqet e zjarrit në servis nuk dihen ende.

Paraprakisht bëhet me dije se në garazhin e servisit me pronësi të shtetasit Klodian B., kanë qenë dhe dy automjete, të cilat janë djegur gjithashtu. Biznesi ndodhet në rrugën Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik.

Aktualisht në vendngjarje janë tre makina të zjarrfikësese që po punojnë për të vënë nën kontroll e më pas për të shuar flakët.

Policia po heton shkaqet e zjarrit.

Pamjet nga vendngjarja.

/NOA.al