Shuhet ish-deputeti, gazetari dhe shkrimtari i njohur Ramadan Musliu
Transmetuar më 24-10-2020, 09:46

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari, shkrimtari dhe ish-deputeti Ramadan Musliu.

Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare.

Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët.

Ai gjatë viteve 1977-1980 ka punuar arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës”.

Po ashtu ai ka punuar edhe si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë “Fjala” të Prishtinës, nga viti 1981-1993.

Ramadan Musliu, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2007.

Krijimtaria e plotë e Ramadan Musliut:

1993 – 2004 Punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes “Rilindja”, botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese “Eurorilindja”.

2003 – 2004 Drejtoi revistën letrare “Kalendari letrar”.

2004 – 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

2008 – 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës.

Botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare:

1990 – “Mbindërtimi poetik”, Prishtinë;

1998 – “Konfiguracione narrative”, Tiranë;

2005 – “Estetikja e dallueshme”, Prishtinë;

2010 – “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”, Shkup;

2012 – “Tangjenta letrare”, Prishtinë;

1997 – “Vetëripërtëritja e totalitarizmit”, Tiranë, libër publicistik

Autor i pesë librave me poezi:

1981 “Parodia e trupiut”, Prishtinë;

1985 “Shqisa e gjashtë”, Prishtinë;

1987 “Pasqyra e të rrëfyerit”, Prishtinë,

1996 “Kënga e sibilave”, Tiranë,

2004 “Në zemrën e gjërave”, Prishtinë