Transmetuar më 24-10-2020, 10:03

Një 29-vjeçar dhe një 21-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe  "Fshehja e të ardhurave".

Në pranga ranë shtetasi R.N., 29 vjeç, pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qera dhe Xh.B., 21 vjeç, kamerier, banues në Gramsh.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen "18 Gushti", Gramsh, në subjektin e "Bar-Kafe", iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparate celularë me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.

/NOA.al