Transmetuar më 04-11-2020, 09:20

EULEX-i dhe forca të shumta policie kanë rrethuar shtëpinë e Jakup Krasniqit. Mësohet se efektivët kanë mbërritur në shtëpinë e tij rreth orës 06:00 ndërkohë që arsyet nuk dihen ende. EULEX-i ka bllokuar të gjithë rrugët për në shtëpinë e Krasniqit.

Jakup Krasniqi është një nga figurat kryesore të UÇK, ku edhe ka shërbyer si zëdhënës. Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera. Aktualisht, Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate. /NOA/