Koronavirusi, MSH raporton 13 të vdekur në 24 orët e fundit, mosha dhe gjinia e tyre
Transmetuar më 21-11-2020, 16:37

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se kreu dje 2.470 testime që rezultuan me, 737 raste të reja. Kurse pati 414 të shëruar dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Noa.al mësoi se bëhet fjalë për dy gra dhe 11 burra: Një 54 vjeçare dhe një 56 vjeçar nga Gjirokastra, një 58 vjeçar dhe një 74 vjeçar nga Fieri, një 65 vjeçare dhe nje 79 vjeçar nga Shkodra, një 71 vjeçar dhe nje 74 vjeçar nga Lezha, një 75 vjeçar, një 70 vjeçar, 81 vjeçar, dy 82 vjeçar nga Tirana.

Testimet

Janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 737 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Në spitale

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Çfarë duhet të bëni

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 737 Të shëruar ne 24 orë 414 Të shtruar në spitale 443 Humbje jete në 24 orë 13 Testime ditore 2.470

Testime totale 170.764 Raste pozitive 32.196 Raste të shëruara 15.469 Raste Aktive 16.042 Humbje jete 685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8386 Durrës 1184 Elbasan 744 Fier 1204 Korçë 888 Vlorë 769 Shkodër 856 Lezhë 660 Berat 487 Kukës 325 Dibër 133 Gjirokaster 406