Transmetuar më 21-11-2020, 22:53

Covid-19 nuk po kursen mosha të ndryshme.

Virusi vdekjeprurës, së fundmi i ka marrë jetën në moshën 39-vjeçare DJ Decibel.

DJ i njohur grek, Dimitris Bello ka ndërruar jetë në spitalin "Gennimata", ku ishte i shtruar prej disa ditësh.

Mediat greke bëjnë me dije se 39-vjeçari, babai i dy vajzave nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese dhe se në fillim kur kishte rezultuar pozitiv me Covid kishte simptoma të lehta, por më pas gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.