Transmetuar më 23-11-2020, 19:42

Zhaku, moderatorja e njohur e “Kafazit të Artë” ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në  një dalje pas shumë kohësh.

Ajo foli për herë të parë për krizën në çift pas lidhjes 7 vjeçare me producentin gjerman dhe ribashkimin e ëmbël.

Moderatorja Bieta Sulo e vendosi atë në disa situata të vështira,  ku njëra prej tyre u shoqërua me një koment të fortë nga Zhaku.

Në momentin që ajo duhej të komentonte fenomenin e meshkujve shqiptarë që ende kërkojnë nuse te virgjër, Zhaku tha se i kupton pasi është çështje mentaliteti.

Mirëpo nuk e kurseu as edhe këtë koment pikant.

“Tani mund të jetë e virgjër nga poshtë, por k** nga lart”, u shpreh ajo, duke befasuar moderatoren në studio./a.m/NOA.al