Një burrë në Hong Kong kërkoi shërbimet e një prostitute në një bordello “Mong Kok” para se të dilte pozitiv me Covid-19 të dielën.
Policia për gjurmimin e kontakteve po kërkon prostitutën dhe klientët e tjerë të saj, por ka hasur vështirësi.
Policia u tha se 35-vjeçari vizitoi bordellon në 8 nëntor. Ai doli pozitiv paraprak për koronavirusin të shtunën, me infeksionin të konfirmuar të dielën.
Pavarësisht kërkimeve, policia nuk e gjeti dot as të hënën prostitutën. “Punonjësi i seksit nuk u gjet sepse burri nuk ishte në gjendje të tregonte se në cilin kat dhe njësi ndodhet bordelloja brenda ndërtesës,”- tha një burim policor.
Ai tha se kishte disa operacione në dy kate të ndërtesës që burri kishte vizituar.
“Zyrtarët u kishin kërkuar punëtorëve të seksit atje t’i nënshtroheshin testeve Covid-19″, tha ai.
/a.m/NOA.al