Transmetuar më 05-12-2020, 14:31

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sërish Turqinë.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive e Turqisë njoftoi se një tërmet është regjistruar afër qytetit Antalia, që shtrihet në bregdetin e Mesdheut.

Sipas njoftimit zyrtar, tërmeti kishte fuqi prej 5.2, shkalla Rihter.,

Ende nuk ka raportime fillestare për dëme apo viktima të mundshme.

Kohët e fundit Turqia është tronditur nga një sërë tërmetesh, pasi shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik.  Një tërmet afro 7 ballë që ra në fund të tetorit në Izmir la mbi 117 të vdekur dhe shkaktoi dëme të mëdha matariale, duke shembur pallate dhe ndërtesa.

Tërmeti preku edhe zonat ishullore të Greqisë, duke vrarë 2 të rinj.  /a.m/NOA.al