Transmetuar më 12-12-2020, 10:53

Pas protestës së tretë në Tiranë, gjatë natës është punuar që ditën e sotme kryeqyteti të rikthehet në normalitet.

Edhe ambasadorët e huaj i janë bashkuar punës për pastrimin e Tiranës.

Punonjësve të Bashkisë së Tiranës dhe forcave zjarrfikëse, të cilët kanë punuar përgjatë natës për të pastruar rrugët e shkatërruara nga protestuesit, u është bashkuar edhe ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad.

Ambasadorja suedeze postoi një foto me një grup zjarrfikësish në Tiranë duke shprehur falënderimet ndaj tyre./a.m/NOA.al