Transmetuar më 18-12-2020, 23:20

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas ndalimit të protestave ka rikthyer pemën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, në qendër të Tiranës.

Ai duket se ka sfiduar protestuesit, të cilët dogjën pemën pak ditë më parë, në të njëjtin vend, madje prishën edhe dekorimin. Protestuesit, disa prej të cilëve të udhëhequr nga këngëtari Stresi,  u dëgjuan të thërrisnin shpesh “poshtë komunizmi”.

Veliaj pasi vendosi një pemë të re, e ka zbukuruar atë edhe me disa yje me pesë cepa, simbol i komunizmit. Kjo në fakt krijoi keqkuptime, por kryebashkiaku tha sot pemës i janë vendosur 25 yje, që janë simbol i mjekëve që na mori pabesisht Covid-i.

“Sa e bukur është Tirana e festave!”, – tha kryebashkiaku.

“Pema e Vitit të Ri  vezullon edhe më fort me 25 yjet, që simbolizojnë jetët e mjekëve që na mori pabesisht Covid-19”, – u shpreh kreu i bashkisë së Tiranës./a.m/NOA.al