Transmetuar më 29-12-2020, 13:24

Një tërmet me magnitudë 6.4 u regjistrua në Kroaci, përgjatë bregdetit Adriatik nga Trieste në Abruzzo, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Epiqendra e tërmetit, i cili tronditi vendin ballkanik rreth orës 12.20, ishte 46 kilometra nga Zagrebi dhe nëntë kilometra në perëndim, në jugperëndim të Sisak, në zonën e Petrinja, njoftoi EMSC.

Mediat kroate flasin për dëmtime të mëdha në Petrinja, me ndërtesa të shembura, ndërprerje të energjisë elektrike dhe linjave telefonike.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët e bllokuar.

Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë edhe në Bosnjë, Hungari, Çeki, Itali dhe në Malin e Zi. Paraprakisht mësohet se ka dëme të shumta materiale, ndërkohë që nuk raportohet deri tani për persona të lënduar.

Ditën e djeshme, Kroacia u zgjua nga lëkundjet e një tërmeti me magnitudë 5.2, me epiqendër juglindjen e Zagrebit, ndërsa u pasua edhe nga disa pasgoditje të fuqishme.

Pranë epiqendrës së tërmetit autoritetet vendore thanë se rreth tremijë banorë dolën në rrugë si pasojë e panikut.

Tërmeti i sotëm është më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në Kroaci, thonë ekspertët. /e.a/noa.al/