Pas Presidentit të zgjedhur në SHBA, Joe Biden, edhe zëvendës-Presidentja në pritje, Kamala Harris mori vaksinën e Moderna të COVID-19.
“Në rregull, le ta bëjmë’, – tha ajo, ndërsa infermierja Patricia Cummings e Qendrës së Bashkuar Mjekësore i tregoi gjilpërën. – “Ishte e lehtë. Faleminderit. Mezi e ndjeva”, – shtoi Harris.
Në një video bërë publike nga mediat e huaja, më konkretisht nga Daily Mail, ajo që pas janarit do të jetë numri dy i Shtëpisë së Bardhë, u pa të ishte optimiste rreth procesit të vaksinimit.
Presidenti në detyrë i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, nuk e ka marrë ende vaksinën. Ai u deklaruar i infektuar pak ditë para zgjedhjeve.
Harris sfidoi Presidentin Donald Trump gjatë fushatës presidenciale në punën e administratës së tij për vaksinimet.
Vaksinave Pfizer dhe Moderna iu dha dritë jeshile për t’u përdorur nga qeveria amerikane pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. /a.m/NOA.al