Pa maskë, aktorin me famë botërore e nxjerrin nga dyqani, më pas ndërgjegjësohet: Duhet mbajtur nga të gjithë
Transmetuar më 13-01-2021, 16:50

Bruce Willis ka pranuar të ketë gjykuar "gabim" pasi iu kërkua të dilte jashtë nga një dyqan në Los Anxhelos, sepse refuzoi  mbajtjen e maskës.

Aktori i famshëm i “Die Hard”, 65 vjeç, u fotografua duke hyrë në dyqanin në Kaliforni pa mbuluar fytyrën këtë të hënë.

"Ishte një gabim në gjykim," i tha Willis revistës People.

"Jini të sigurt, të gjithë duhet të vazhdojmë të mbajmë maska" shtoi ai.

Vitin e kaluar, kryetari i bashkisë së Los Anxhelos Eric Garcetti urdhëroi që maskat duhet të mbahen në çdo kohë jashtë shtëpisë, për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, me përjashtime të caktuara – përfshirë fëmijët nën dy vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara të caktuara.

Shumë njerëz reaguan ndaj Willis, i cili kishte hedhur poshtë rregulloren, madje disa e etiketuan atë si "Covidiot".

Bruce Willis u largua nga dyqani farmaceutik pas refuzimit të mbajtjes së maskës./a.m/NOA.al