Transmetuar më 18-01-2021, 15:49

Partia Demokratike ka caktuar drejtuesin politik në qarkun e Korçës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Ai është Edmond Spaho, një ndër figurat me më shumë eksperiencë brenda Partisë Demokratike.

Kjo forcë politike deri më tani ka caktuar vetëm disa drejtues politikë.

Edi Paloka në Durrës, Gazment Bardhi në Elbasan, Helidon Bushati në Shkodër, Mark Marku në Lezhë, Enkelejd Alibeaj në Fier, dhe Bujar Leskaj në Vlorë. /k.k/noa.al/