Transmetuar më 18-01-2021, 22:02

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është nënë e dy vajzave binjake. Mirëpo, kur bëhet fjalë për imazhet e tyre, ajo është shumë e rezervuar.

Këtë herë, pas kaq shumë kohësh, Tabaku ka ndarë në Instagram një foto të ëmbël me vajzat e saj Arba dhe Iris.

Ajo shihet në kuzhinë duke gatuar përkrah dy binjakeve, të cilat duket se janë rritur shumë.

“Ka mama goca”, shkruan ish-deputetja krah fotos.