Transmetuar më 19-01-2021, 09:03

Një 48-vjeçar nga Kosova është arrestuar në në pikën kufitare të Morinës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria i akuzuar për vjedhje me dhunë.

Mësohet se shtetasi me iniciale B.S., 48 vjeç është vënë në pranga nga Policia Kufitare, me qëllim ekstradimin në shtetin austriak.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, – thuhet në njoftim. /e.a/noa.al/