Transmetuar më 19-01-2021, 10:20

Prokurori i Apelit në Vlorë, Enrik Haxhiraj, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.  Mësohet se gjatë seancës për vendimin, ka qenë i pranishëm vetëm avokati i tij.

Haxhiraj ka qenë në hetim për kriteret e pasurisë së tij, ku gjatë seancës dëgjimore të 14 janarit,  u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha, një kundravajtje penale për pushtim toke dhe mosdeklarim burimesh.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989, si prokuror në Prokurorinë e Vlorës.

Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicionin e drejtuesit.

Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorës. /e.a/noa.al/