Transmetuar më 19-01-2021, 15:12

Ekziston një gjallesë e vogël, por e cila vret rreth 1 milion njerëz në vit.

Bëhet fjalë për një mushkonjë që mban parazitë ose patogjenë të dëmshëm për njerëzit, e cila u zbulua për herë të parë në qershor të vitit 2019, sipas asaj që shkruan BBC.

Njihet me emrin Aedes Vittatus, dhe arrin që të transmetojë sëmundje te njerëzit.

Aedes Vittatus është i aftë të mbart pothuajse të gjitha sëmundjet më të rrezikshme të lindura nga mushkonjat, përveç malaries.

Sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat vrasin më shumë se 1 milion njerëz dhe infektojnë gati 700 milion çdo vit, pothuajse një në çdo 10 njerëz në Tokë. /k.k/noa.al/