Transmetuar më 20-01-2021, 17:22

Këngëtarja Fjolla Morina thyen arrestin e shtëpisë. Ajo raportohet se është arratisur pa lënë gjurmë.

Rastin e konstatoi një oficer i policisë, pasi vuri re se këngëtarja kosovare nuk ndodhej në banesën e marrë me qira në qytetin e Kukësit.

Nuk dihet nëse Fjolla Morina është larguar nga banesa për disa momente, apo ka vendosur të zgjedhë rrugën ekstreme për t’i shpëtuar drejtësisë, pasi çështja ndaj saj është rihapur. Sidoqoftë, largimi nga banesa, konsiderohet i paligjshëm.

Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.

Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi. Këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës, ndërkohë që autoritetet e konsideruan të gabuar akuzën dhe madje u kërkua rikthimi i saj  në qeli.

/a.m/NOA.al