Transmetuar më 21-01-2021, 17:47

Prindërit e nxënëses Amelia Wood janë përballur sot në gjyq me shoferin, i cili vrau vajzën e tyre.

Amelia vdiq pasi përfundoi nën rrotat e një “Land Rover Discovery” teksa makina doli nga rruga në  mëngjesin e 6 Marsit 2018 dhe ajo po priste në stacion për të ikur në shkollë.

Nxënësja e Cleethorpes asokohe, 11 vjeçe, ishte vetëm pak metra larg shtëpisë së saj.

Ajo u dërgua me avion në Qendrën Mjekësore të Mbretëreshës në Nottingham, por tragjikisht vdiq gjatë udhëtimit.

Disa nga organet e saj u dhuruan për transplantim nga familja e Amelia.

Sot ishte hera e parë që familja e Amelia Wood u vu përballë me shoferin – Cameron Perkins – një 25-vjeçar i cili përfaqësohej edhe nga avokati Tim Pole.

Në gjyq shoferi nuk tha asnjë fjalë, por u përlot. Prokurori e ka e konsideruar ngjarjen aksident tragjik. Gjykata po shqyrton provat sesi makina doli  nga rruga dhe nëse shoferi ka qenë mbi shpejtësinë normale.

Hetimi ka rinisur teksa nëna e vajzës Hayley Hodson dhe babai Terry Wood, duan të njihen me provat.

/a.m/NOA.al