Transmetuar më 22-01-2021, 21:41

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një vilë në Xik-Xhafaj të Kavajës.

Por pa rezistencës së kryefamiljarit ata e kanë dhunuar atë me sende të forta.

Mësohet se dy persona të maskuar që kanë tentuar të grabisin vilën, janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila ka qenë me bashkëshortin dhe fëmijët.

Sapo panë se në territorin e tyre ishin futur grabitësit, pronari i shtëpisë është konfrontuar me ta duke marrë plagë të lehta.

Grabitësit pasi janë penguar nga pronari, nuk kanë mundur dot të hyjnë në brendësi të banesës dhe të favorizuar nga errësira, janë larguar me vrap duke humbur gjurmët.

Menjëherë familjarët kanë njoftuar policinë e Kavajës, e cila ka ngritur pika kontrolli për rreth zonës.

Policia po punon për kapjen e autorëve. /a.m/NOA.al