Transmetuar më 26-01-2021, 07:53

Dita e sotme do të nisë me vranësira dhe rebeshe shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare, por reshje dëbore do të ketë në zonat lindore të vendit tonë.

Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja sjellin më pak reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa nata rikthen motin e kthjellët, por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 10°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar në det dallgëzim deri në 5 ballë. /e.a/noa.al/