Transmetuar më 26-01-2021, 20:35

Një person është sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë.

Ai ka marrë plagë të rënda, ndërsa kjo ngjarje raportohet se është e përsëritur dhe qytetarët ndihen të kërcënuar nga prania e qenve të shumtë rrugaçë nëpër rrugë.

Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, raportohet se ka marrë plagë trupore pas sulmit nga qentë endacakë në lagjen ‘1 Tetori’ në Prishtinë përpara një jave.

Diçka të tillë e kanë bërë të ditur ‘Vrojtuesit e Lagjes’, një faqe në Facebook në Prishtinë, teksa kanë publikuar edhe fotografitë e viktimës.

“Kafshim nga qenet endacak te 1 Tetori me 19 Janar”, thuhet në postimin e tyre.

Para tre muajsh, ishte sulmuar nga qentë endacakë edhe një grua shtatzënë në Prishtinë, më saktësisht në lagjen Mati 1, dhe po ashtu edhe një tjetër.

“Në ora 08:00 të mëngjesit, duke u kthyer prej çerdhes së fëmijëve, duke u kthyer në shtëpi, është një pjesë ku rrijnë vazhdimisht qentë. Aty afër një shtëpie të pabanueshme më kanë sulmuar thuajse 10 qenë. Më kanë sulmua shumë tepër, më kanë rrezua, nuk kam mundur me ikë, kur ka dashur të më humbë vetëdija s’kam mundur të bëj asgjë, jam shtatzënë, në muajin e 6-të, s’ka pasur kalimtarë nuk më ka dëgjuar askush”, pati deklaruar ajo.

/a.m/NOA.al