Transmetuar më 27-01-2021, 15:19

Gjermania do të mbështesë Shqipërinë me një investim që kap shumën e 124.9 milion eurove. Qeveria Shqiptare dhe ajo Gjermane nënshkruan sot marrëveshjen mes tyre.

Marrëveshjet kanë për qëllim zhvillimin e administrimit të mbetjeve, sipas standardeve të BE-së, rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës dhe mbështetjen e zhvillimit rajonal në zonën e bregdetit të jugut dhe zonës Korçë-Pogradec

Ambasada Gjermane Tiranë

Bashkëpunim financiar për Zhvillim të Qëndrueshëm

Sot midis Qeverisë Gjermane dhe Shqiptare u nënshkruan tre marrëveshje, me të cilat Qeveria Gjermane dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfË) mbështesin investime në shumën e 124.9 milion euro për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

Kjo mbështetje, e cila vjen kryesisht në formën e kredive të buta, ka për qëllim zhvillimin e administrimit të mbetjeve, sipas standardeve të BE-së, rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës dhe mbështetjen e zhvillimit rajonal në zonën e bregdetit të jugut dhe zonës Korçë-Pogradec. Tema të rëndësishme këto për zhvillimin e qëndrueshëm dhe miqësor të vendit ndaj mjedisit!

/a.m/NOA.al