Transmetuar më 27-01-2021, 18:11

Një ngjrje e ërndë  ka tronditur pasditen e sotme Prishtinën.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje, rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Përlleshi”, në kryeqytetin e Kosovës.

Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.

Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.

Gjithashtu është konfiskuar një armë që dyshohet të përdorur në ngjarjen kriminale.

Raportohet paraprakisht për një konflikt familjar, ku babai ka qëlluar për vdekjen djalin e tij.

/a.m/NOA.al