Transmetuar më 28-01-2021, 07:34

Masat ajrore verilindore, të cilat kanë depërtuar drejt gadishullit të Ballkanit, do të diktojnë në vendin tonë një mot të kthjellët, por të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pjesa e dytë e ditës, të sjellë shpeshtim të vranësirave, por pa reshje shiu .

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -8°C deri në 9°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det një dallgëzim 3 ballë. /e.a/noa.al/