Transmetuar më 30-01-2021, 07:47

Dita e sotme do të nisë me vranësira dhe rebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore do të ketë në zonat e thella malore.

Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja do të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -2°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzim 4ballë. /e.a/noa.al/