Transmetuar më 30-01-2021, 15:07

Sipas llogaritjeve nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lumenjtë në të gjithë territorin pritet të ketë rritje të prurjeve, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet.

Nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme dhe sot e të dielën.

“Nga intensiteti i lartë i reshjeve, mund të vërehen vërshime të shkurtra lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve”.

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe mesatare në qarqet e tjera.

Në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht intensive.

Në verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 600m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C

në vendet e ulëta: 8 / 12 °C

në vendet malore: 2 / 8 °C

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

/a.m/NOA.al