Transmetuar më 01-02-2021, 07:34

Mëngjesi i ditës së hënë do të vijojë me vranësira dhe reshje  shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndersa reshje dëbore do të ketë vetëm në skajin verior-verilindor.

Sipas MeteoAlb, duke iu afruar mesditës së sotme, kushtet e motit do të përmirësohen dukshëm, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore, nga -1°C në 13°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi, deri 35 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /e.a/noa.al/