Transmetuar më 05-02-2021, 07:35

Edhe dita e premte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke kushtëzuar kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, pas mesditës, vranësirat zhvendosen drejt zonave malore, duke lënë bregdetin me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në vlerat minimale, por do të rriten lehtë në vlerat maksimale, duke bërë që ekstremet ditore të luhaten, nga 2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi jugor-juglindor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 2-3 ballë. /e.a/noa.al/