Transmetuar më 08-02-2021, 15:36

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërkohë, nga 2.388 testime të kryera gjithsej, janë regjistruar 290 raste të reja pozitive dhe janë shëruar 189 persona.

Viktimat janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).

Rastet pozitive, janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231, kurse numri i rasteve aktive është 6.791.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 62.548, nga 252.163 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, ndërkohë që kanë ndërruar jetë nga sëmundja që nga nisja e pandemisë, 1.526 persona. /e.a/noa.al/