Transmetuar më 14-02-2021, 14:17

Aulona Musta ka debatuar ashpër lidhur me çështje LGBTI.

E pyetur se çfarë mendon për komunitetin LGBTI, ajo u shpreh: “Unë mendoj që nuk duhet të mendojmë. Është si të thuash se çfarë mendon për një heteroseksual? Nuk di se si të përgjigjëm.

LGBTI janë njerëz si të gjithë ne, nuk i bën asgjë të veçantë nga ne. Njerëzit janë të lirë të jetojnë seksualitetin e tyre si t’i dojë qejfi sepse askujt nuk i prish punë”- u shpreh ajo gazetarja e njohur e medias shqiptare, e ftuar përballë gazetarit Ronaldo Sharka.

Sharka shtoi se ka njerëz që thonë se “këta duhen vrarë, te ishte fëmija im do e vrisja”.

Kaq u desh që të revoltohej Aulona:

“Për t’u tmerruar janë pikërisht këta njerëz qe nxjerrim këto fjalë nga goja. Këta vetë janë të frustruar të shkretët, se si mund të duash të vrasësh një njeri…. është e tmerrshme. Di shumë raste adoleshtentës qe dhunohen nga familja e shoqëria, është e tmerrshme të detyrosh njerëzit që të bëjnë atë që nuk janë” – u shpreh ajo./a.m/NOA.al