Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta kitaristi i grupit të njohur
Transmetuar më 15-02-2021, 18:20

Lajm i trishtë për muzikën dhe artin shqiptar, veçanërisht për atë të Kosovës.

Muzikanti i njohur nga Kosova, Valton Berisha është ndarë para kohe nga jeta.

Lajmin e bëjnë me dije miqtë e tij në rrjetet sociale.

Kompozitori Florent Boshnjaku, i cili dha edhe lajmin e trishtë në Instagram, tha se shpirti i tij do të jetë gjithmonë prezent mes tyre, pavarësisht ndarjes nga jeta.

“Eh more Valton …shpirti yt i mirë ka me qenë gjithmonë prezent mes neve .Pusho i qetë”, shkruan Boshnjaku.

Valton Berisha ishte kitarist i grupit “Purgatori”.

Grupi “rock”, Purgatori u themelua në vitin 1992, me iniciativë të kitaristit, Valon Gashi dhe Veton Nushi.

Grupi u rikthye në vitin 2019 me një koncert dhe me anëtarë të tjerë si Enis Potoku – vokal, Valon Gashi – kitarë, Valton Berisha – kitarë dhe Faton Lahaj – bas kitarë e Visar Rexha – bateri.

Mesazh ngushëllimi shkoi në facebook edhe kolegu i tij, kitaristi Valon Gashi.

(Foto, Instagram i Florent Boshnjakut)

/a.m/NOA.al