Vaksina për Covid-19, dyshimi serioz i Prof. Koroshit: Askush nuk vërtetoi se nuk na ndryshon ADN-në
Transmetuar më 16-02-2021, 22:17

A na dëmton vaksina kundër koronavirusit dhe a e ndryshon ajo ADN-në tonë duke na rrezikuar të ardhmen tonë? Pyetja serioze shtrohet publikisht nga Prof. Dr. Alket Koroshi.

Mjek prej mëse 48 vjetësh, profesori i Nefrologjisë në QSUT, Dr. Alket Koroshi, njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, hedh pikëpyetje serioze mbi vaksinat që po qarkullojnë dhe pasojat e tyre të mundshme anësore.

Dihet që vaksina ka në vetvete kopje të virusit të koronës të cilat në sajë të molekulës S bëjnë të mundur të hyjnë në qelizat e trupit tonë (trupi ynë ka 30 trilionë qeliza) dhe të shkaktojnë prodhimin e antitrupave që janë të dobishme se në rast se më vonë infektohemi nga virusi këto antitrupa i bllokojnë dhe i zhdukin viruset e vërteta. Deri këtu në rregull.

Por, thotë Dr. Koroshi, kush na siguron dhe kush e ka vërtetuar që ARN e kopjeve të viruseve që fusin në organizëm kur hyjnë në qelizë, nuk transformohen në ADN dhe si të tilla të bëhen pjesë përbërëse e ADN-së së njeriut (kjo dihet shkencërisht që mund të ndodhë në sajë të ekzistencës së reverse transkriptazës që realizon këtë transformim).

Më poshtë lexoni analizën e plotë të dr. Koroshi:

A është e dëmshme vaksina kundër koronavirusit?

Natyrisht që shumë njerëz, mjekë dhe analistë do të thonë: ç’është kjo pyetje? Dhe më tej thonë të bindur që vaksina është shpëtimi ynë nga kjo e keqe e madhe që na ka zënë si shoqëri në mbarë botën.

Makar të jetë kështu. Uroj me gjithë zemër. Por kam dy pyetje që më bëjnë të dyshoj dhe i paqartë për dobinë e vërtetë të vaksinës. Do të mundohem ti them sa më thjeshtë ato.

Ftoj virologët dhe infeksionistët të më japin një përgjigje të vërtetë:

1.Dihet që vaksina ka në vetvete kopje të virusit të koronës të cilat në sajë të molekulës S bëjnë të mundur të hyjnë në qelizat e trupit tonë (trupi ynë ka 30 trilionë qeliza) dhe të shkaktojnë prodhimin e antitrupave që janë të dobishme se në rast se më vonë infektohemi nga virusi këto antitrupa i bllokojnë dhe i zhdukin viruset e vërteta. Deri këtu ok. Po kush na siguron dhe kush e ka vërtetuar që ARN e kopjeve të viruseve që fusin në organizëm kur hyjnë në qelizë, nuk transformohen në ADN dhe si të tilla të bëhen pjesë përbërëse e ADN-së së njeriut (kjo dihet shkencërisht që mund të ndodhë në sajë të ekzistencës së reverse transkriptazës që realizon këtë transformim).

Nëse ndodh kjo do të ndryshohet ADN e njeriut normal e pasojat do të ishin të paparashikuesme p. sh te spermatozoidët të cilët me këtë ADN të ndryshuar do të ishin burim anomalish të frikshme tek pasardhësit që do të lindin më vonë.

2.Këto dy muajt e fundit kanë dalë në skenë mutacione të virusit origjinal siç janë variant anglez, jugafrikan dhe brazilian. Këto mutacione kanë vënë në pikëpyetje pasojat dhe ecurinë e kësaj pandemie.

Shumë herë këto variante të reja të virusit janë rezistente edhe ndaj vaksinave. Por a keni vënë re një fakt: Mutacionet e virusit të koronës u shfaqën pikërisht në fund të dhjetorit, atëherë kur filloi dhe vaksina kundër koronës të aplikohet. Pse nuk u shfaqën që në pranverën e kaluar këto mutacione virusesh?

Vetvetiu ngrihet pyetja: Mos vallë është vaksina që bën të prodhohen antikorpe ndaj të cilave virusi reagon ose mbrohet duke ndryshuar ARN-në e tij dhe duke u bërë rezistent ndaj vaksinës?

A është vaksina shkaktare e krijimit të shtameve të reja të ndryshuara të virusit të cilat janë më të rrezikshme, më infektuese dhe më vdekjeprurëse?

Këto dy çështje përbëjnë një dilemë për mua për të cilat pres një përgjigje nga njerëz kompetentë. Përndryshe jam i detyruar të pranoj me pesimizëm disfatën e luftës që po bëhet kundër epidemisë së koronavirusit.

Veç këtyre, do të shtoja që sikurse gjithë vaksinat e tjera me ARN, ARN ekzogjene mund të aktivizojë përgjigjen imune antivirale të ndërmjetësuar nga interferoni dhe të çojë në bllokimin e percjelljes (translation) dhe në degradimin e ARN-së, gjë që bën të frenohet efikasiteti i vaksinave të ARN-së.

Përveç kësaj, sinjalizimi i interferonit shoqërohet me inflamacion dhe autoimunitet të mundshëm. Edhe pse nuk ka pasur raste të rënda të sëmundjeve autoimune të shkaktuara nga vaksinat e ARN-së, është e rëndësishme të vlerësohet me kujdes ky efekt i mundshëm i padëshiruar. /noa.al