Transmetuar më 22-02-2021, 12:41

Në Goma, në Republikën Demokratike të Kongos, është raportuar për një sulm ndaj makinës ku ndodhej ambasadori italian, Luca Attanasio.

Mediat italiane shprehen se diplomati i rëndësishëm ka humbur jetën pas plagëve në spital. Po ashtu, mësohet se një karabinier i eskortës së ambasadorit italian ka humbur jetën.

Rrethanat e sulmit nuk janë ende të qarta. Automjeti ishte pjesë e një autokolone të Monusco-s, që përfshinte gjithashtu edhe Shefin e Delegacionit të BE-së në Kongo.

Ambasadori u qëllua gjatë sulmit, ndaj kolonës së OKB-së me të cilin po udhëtonte dhe vdiq "pas plagëve të pësuara", – tha për AFP një diplomat i rangut të lartë në Kinshasa.

Lajmi i sulmit me armë zjarri dhe vdekjes së ambasadorit dhe të një agjenti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme italiane.

Ndër hipotezat e para është, ajo e një rrëmbimi të dështuar nga persona të armatosur dhe të paidentifikuar deri më tani. /e.a/noa.al/