Transmetuar më 22-02-2021, 15:55

Shkencëtari i njohur gjerman thotë se ai është ‘99.9 përqind i sigurt’ se koronavirusi doli nga një laborator, në Wuhan të Kinës.

Ai pretendon se në qytetin ku shpërthyen infektimet e para, për t’u përhapur më pas si një fatalitet në të gjithë botën, ka origjinën virusi vdekjeprurës, duke qenë i bindur se u përhap nga dora e njeriut.

Dr Roland Wiesendanger, nga Universiteti i Hamburgut, ka botuar një shkrim 100-faqëshe që paraqet ato që ai pretendon se janë prova dhe tregojnë një rrjedhje infeksioni në Institutin e Virologjisë Wuhan, në qytetin ku filloi pandemia.

Profesori thotë se fakti që nuk është gjetur asnjë strehë kafshësh, shqetësimet për sigurinë në lidhje me laboratorin dhe fakti që studiuesit ishin të përfshirë në hulumtimet e diskutueshme për t’i bërë viruset më infektive ndaj njerëzve, të gjitha këto konfirmojnë pikëpamjen e tij.

Shkrimi i tij u botua vetëm 10 ditë pasi shkencëtarët e OBSH-së duke hetuar origjinën e Covid në Wuhan u kërkuan shkencëtarëve të hidhnin poshtë teoritë e rrjedhjeve të laboratorit, duke thënë se mundësia është “jashtëzakonisht e pamundur”.

“Unë jam 99.9 përqind i sigurt që koronavirusi erdhi nga laboratori,” i tha ai medias gjermane ZDF.

Ndër provat që Dr Wiesendanger paraqet është fakti që, përkundër këmbënguljes së Kinës që janë kryer kërkime të hollësishme, ende nuk është gjetur ndonjë strehim natyror për virusin.

Versioni më i afërt i Covid që gjendet në natyrë është një koronavirus i gjetur në lakuriqët e natës që jetojnë në një minierë 1,200 milje larg Wuhan, që do të thotë se nuk ka gjasa që ata ta mbartnin virusin në qytet.