Transmetuar më 22-02-2021, 16:20

Politikani i njohur dhe guvernatori i Napolit, Vincenzo De Luca reagoi i revoltuar, teksa foli për çështjet kritike të urgjencës Covid në zonën që ai administron. Ai ka reaguar pasi pa shumë qytetarë, të cilët duke përfituar nga rritja e temperaturave, ishin dyndur gjatë fundjavës në bregdet.

Ata pasi morën rreze dielli, u argëtuan madje edhe darkuan në lokale dhe restorante, duke shpërfillur masat anti-Covid.

Ky reagim aspak i duhur i qytetarëve ka shtuar infeksionet, duke bërë që krahina të rikthehet sërish në zonë portokalli. De Luca tha ironikisht se “mbase më tej do të futemi në kuqe”, duke hedhur poshtë ankesat e shumta të izolimit, nga disa qytetarë. Kjo pasi duket se ka qytetarë kudo, që nuk e justifikojnë lirinë e tepruar, në kushtet e pandemisë.

“Gjatë fundjavës pashë njerëzit – tha ai – në breg të detit kur nuk ishte e dobishme. Në mbrëmjen pas orës gjashtë. Nëse secili bën atë që do, ne e kemi humbur këtë betejë”.

Vincenzo De Luca deklaroi i revoltuar, teksa foli mbi situatën kritike rreth urgjencave që ka krijuar Covid.

Çështja e mungesës së vaksinave është bërë problem edhe në vendet e zhvilluara si Italia. Madje De Luca thotë se epidemia do të vazhdojë edhe për dy vjet të tjera.

De Luca foli gjithashtu rreth vaksinave dhe mungesës së dozave, pas kritikave dhe debateve të fundit.

"Ne jemi gati – tha ai – “jemi me shiringa në dorë, shpresojmë të jemi në gjendje të bëjmë 80-90 mijë vaksina në ditë. Sipas planit tonë, domethënë, në të cilën u bazuam dhe kishim si qëllim për të vaksinuar të gjithë qytetin e Napolit deri në verë”.

“Por me shkurtimet e papritura të vaksinave është e pamundur të planifikosh dhe epidemia do të vazhdojë për dy vjet të tjera” – u shpreh ai.

/a.m/NOA.al