Transmetuar më 22-02-2021, 16:50

Është ndarë nga jeta pas infektimit me Covid-19 një efektivi i policisë, Shkëlqim Qamili, i cili në karrierën e tij ka mbajtur edhe funksione të larta.

Lajmin e trishtw e bwri publik Shoqata E Punonjesve Të Policisë Në Lirim – 2013, përmes një postimi në Facebook.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë Drejtuesit Shkëlqim Qamili”.

“Shkëlqimi pas një lufte të egër me virusin pandemik Covid 19 u nda sot para kohe nga jeta, duke lënë pas familjen, miqt por kishte ende shumë për ti dhënë Policisë së Shtetit dhe vendit, i cili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri!”.

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe miqve të tij.”

“Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar! Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ishte postimi i Shoqatës së Punonjesve Të Policisë Në Lirim – 2013./a.m/NOA.al