Transmetuar më 22-02-2021, 23:10

Është mbyllur emisioni Love Story dhe TV Klan njoftoi sonte se Meri, një vajzë nga Elbasani, doli me partnerë nga ky program, duke iu referuar Saimir Kasemit.

Ky djalë, tha në program se kishte pëlqim për Merin që në fillim të emisionit.

“Meri më në fund ja ku jemi, nuk e di a e kishe menduar në fillim që do ishim sot bashkë në finale. Por unë nga momenti i parë që të kam parë kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje.

Kemi pasur takimet më të bukura bashkë, takimi i parë që unë gatova për ty. Takimi për Krishtlindje që bëmë pemën bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre të bëj byrek. Dhe ky takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në Love Story".

Për Tv Klan, ndjenja e Saimirit ka qenë më e fortë për Merin, bukuroshen nga Elbasani, e cila arriti të dilte me një partner nga Love Story.

Por a do martohen Meri me Kasemin siç është dhe qëllimi i programit? Saimiri është skeptik duke pranuar se të dy kanë kërkesa të ndryshme nga jeta:

"Ti do të vazhdosh modelingun dhe unë mendoj të krijoj një familje. Ti e sheh jetesën në Shqipëri kurse unë në Gjermani".