Transmetuar më 24-02-2021, 15:01

Ishte 25 mars 2019, kur Kristina Gallo, 30 vjeçe, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Bolonja të Italisë nga vëllai i saj, i shqetësuar sepse nuk kishte pasur kontakt me të për ditë me radhë.

Por dy vjet më vonë, një burrë me të cilin ajo ishte shoqëruar, është duke u hetuar për vrasje me dashje Sipas  "Corriere di Bologna", rrethanat konfirmohen nga grupi hetimor.

Për t’i dhënë një shtysë hetimeve, ka qenë telefoni i Kristinës, që dukej se ishte zhdukur dhe që përkundrazi u rindez disa muaj më parë, që raportohet rreth një vit pas vdekjes.

Trupi i vajzës, u gjet i zhveshur nga barku e lart, i shtrirë në një shtrat. Për shkak të gjendjes së trupit, nuk ishte e mundur të përcaktohej data e saktë e vdekjes, që daton rreth 5-6 ditë pas momentit që u gjet.

Mjeku ligjor i caktuar nga prokuroria, përfundoi raportin për një arrest kardiak për shkak të shkaqeve të mundshme natyrore.

Kishte një kërkesë për pushimin e çështjes, për të cilën familja, e mbrojtur nga avokatja Cesarina Mitaritonna, e kundërshtoi, duke hedhur dyshime që nuk përjashtonin asfiksinë.

Gjykatësi urdhëroi hetime të reja dhe karabinierët, të koordinuar nga zëvendësprokurori Francesco Caleca, nisën të zbulonin miqtë e mundshëm të gruas së re.

Disa muaj më parë, telefoni i saj celular, asnjëherë i gjetur, ishte ndezur dhe ishte përdorur nga dikush: një element që tani mund të çojë në zhvillime të reja, edhe nëse hetimet janë ende në një fazë ndërlidhëse. /e.a/noa.al/