Transmetuar më 24-02-2021, 16:57

Autoritetet gjermane dhe belge kapën 23 ton kokainë në portet e tyre, konfiskimi më i madh i drogës në Evropë deri më tani, thanë doganat gjermane.

Në tregun e zi, vlera e kokainës do të arrinte në disa miliardë euro. Në Hollandë, ndërkohë, u kapën edhe 1.5 ton heroinë, konfiskimi më i madh i drogës në vend deri më tani.

Më 12 shkurt, autoritetet doganore gjermane gjetën 16 tonë kokainë në kontejnerë nga Paraguai në portin e Hamburgut.

Ata vendosën për një inspektim të hollësishëm të kontejnerëve pasi vunë re "parregullsi të dukshme" në kanaçe, të cilat duhet të ishin mbushur me stuko.

"Pas një shtrese kanaçe me përmbajtjen e duhur menjëherë pas derës së kontejnerit ishin një numër kanaçesh që në të vërtetë ishin të mbushura me përmbajtje të tjera", thanë doganat gjermane. Hetuesit urdhëruan që një kontejner të shkarkohej dhe gjetën kokainë në 1,700 kanaçe.

"Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Evropë dhe një nga konfiskimet më të mëdha në botë," thanë zyrtarët gjermanë të doganave për konfiskimin në Hamburg.

Një hetim i përbashkët nga autoritetet gjermane dhe holandeze çoi më pas në zbulimin e 7.2 tonë të tjerë kokainë në një port në Antuerp, Belgjikë, thanë autoritetet gjermane.

Një 28-vjeçar u arrestua këtë mëngjes në lidhje me të dy konfiskimet në Hollandë.

Hollanda, ndërkohë, raporton gjithashtu sekuestrim e 1.5 ton heroinë, e cila është gjithashtu sasia më e madhe e drogës e kapur në këtë vend, njoftoi sot NCA Policia Kriminale Kombëtare Britanike.

Droga do të vlente 150 milion £ (rreth 174 milion €) në tregun e zi të ishullit, sipas NCA. Policia belge, Hollandeze dhe Britanike morën pjesë në operacion.

Në lidhje me këtë, pesë burra u arrestuan më 9 shkurt në Hollandë. Dy prej tyre janë liruar që atëherë, por ata janë ende nën hetim. /k.k/noa.al/