Transmetuar më 25-02-2021, 12:29

Shtetasit shqiptarë të infektuar nga Covid 19 mund të mos votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit për shkak të pamundësive që mund të kenë institucionet në sigurimin e kushteve.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme, është shprehur se një ndër problematikat kryesore të zgjedhjeve të 25 prillit mbetet vota e personave të infektuar me Covid që nuk mund të dalin nga shtëpia.

Sipas tij kjo është një çështje e pamundur për t’u zgjidhur, pasi nuk ka kushte për ta bërë një gjë të tillë dhe se qytetarët e infektuar me Covid nuk do të mund të votojnë.

“Nëse qytetarët janë të pamundur që të dalin nga shtëpia, ne nuk kemi asnjë mundësi për të ofruar mundësinë për të votuar atje ku ata votojnë. Mundësia e vetme që KQZ do të përjashtojë, është ngritja e qendrave të posaçme në qendra të caktuara, si burgje apo qendra të tjera sociale, por kur nuk ka më pak zgjedhës, – tha Celibashi. – Është një çështje shumë problematike, edhe pse unë e shikoj të pamundur zgjidhjen e  një situate të tillë. Uroj që deri në zgjedhje të mos e kemi këtë situatë nga Covid për shkak se kushtet për të mundësuar një gjë të tillë është e pamundur”, shtoi kreu i KQZ. /e.a/noa.al/