Transmetuar më 26-02-2021, 08:51

Ish-balerina dhe artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied, ka rënë gjithnjë në sy për pamjen e saj, para së gjithash për shkak të kaçurrelave mbi kokë.

Megjithatë, në këtë fund shkurti, ajo i ka befasuar të gjithë, duke ndryshuar "look" në mënyrë drastike.

Në foton e fundit të publikuar në rrjetet sociale, artistja e cila jeton në Luksemburg, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, është shfaqur me flokët e prera shkurt fare, aq sa është e vështirë të njihet.

Megjithatë, Hueyda nuk mund të mos publikonte një koment. “Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve të mi”, shkruan ajo. /e.a/noa.al/