Transmetuar më 26-02-2021, 09:46

Një ditë pas vrasjes mafioze në mes të Tiranës, familjarët e Behar Sofisë, kanë deklaruar në polici se viktima nuk ka pasur konflikte apo kërcënime kohët e fundit.

Po ashtu, familjarët kanë thënë se Behari kishte dalë të pinte kafe dhe më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë.

Sipas tyre, kur doli, Sofia nuk u tha se do të takonte njeri.

Nga kqyrja paraprake që i është bërë celularit të viktimës, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë, përveç familjarëve.

Deri tani janë të shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.

Behar Sofia, një emër mjaft i njohur për policinë dhe drejtësinë, u ekzekutua në një atentat mafioz mëngjesin e së enjtes, vetëm pak metra larg shtëpisë në mes të Tiranës.

66-vjeçari jetonte pranë një qendre tregtare në buzë të lumit Lana në një zonë shumë të populluar në kryeqytet dhe ka dalë prej banesës pak minuta para se ta qëllonin me silenciator duke e lënë të shtrirë mes pellgut të gjakut në trotuar.

Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte.

Deri tani janë të shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.

Viktima njihej si person me aktivitet në disa biznese, të cilat vite më parë ishin sulmuar me eksploziv në zonën e stadiumit "Dinamo" në Tiranë para disa vitesh. /e.a/noa.al/

Lexo edhe:

U ekzekutua me armë zjarri silenciator, zbulohet e shkuara e errët e biznesmenit nga Berati

Atentati në mes të Tiranës me armë silenciator, vdes në spital i plagosuri (Foto)

Vrasje me silenciator pranë Piramidës në Tiranë, ekzekutohet Behar Sofia