Transmetuar më 26-02-2021, 20:05

Episode interesante u zhvilluan mes konkurrenteve, në “Për’puthen”.

Antonela dhe Ledjana kanë zgjedhur Mevlanin në takim, por ai ishte i detyruar të bënte një zgjedhje.

Në këto rrethana, Mevlani zgjodhi Antonelën duke u munduar që të justifikohej duke thënë “kush ka bërë zemrën më të madhe”.

Mevlani: Kush ka bërë zemrën më të madhe?

Jasmina: Antonela.

Mevlani: Meqë me Ledjanën i kam bërë tre takime, do dal me Antonelën.

Antonela: E bën sa për numër apo se e ndjen?

Mevlani: E ndjej moj. Kam dhe disa gjëra për të sqaruar me Antonelën.

Më pas, Ledjana ishte në mëdyshje se kë donte të zgjidhte dhe Antonela ndërhynte vazhdimisht. Por reagimi i Ledjanës solli një përplasje me Antonelën.

Ledjana: Je shumë e paedukatë.

Antonela: Pa edukatën mbaje për vete. Dhe mua mos më thuaj mua kurrë e paedukatë. Thuaj mos ndërhyj, kaq. Mua mos më thuaj e paedukatë.

Sakaq edhe takimi i parë i Andit me Sarën ka shkaktuar debate të shumta në studio.

Në fillim të takimit, ai i tregoi Sarës palestrën duke e mbajtur hopa ndërsa gjatë bisedës i dhuroi një puthje në qafë.

Për këtë i tha se mban era “Atdhe”, duke iu referuar puthjes së saj me Atdheun. Ndërsa Andi duket se “e harroi” puthjen e zjarrtë me Jasminën dhe hodhi një hap drejt Sarës duke shprehur edhe pëlqimin ndaj saj me veprimet e tij duke nisur nga prekja e dorës, ngritja hopa dhe deri tek puthja në qafë.

Pjesë nga biseda në fillim

Sara: Ke këmbët shumë të bukura, aparenca më bëri të të zgjedh.

Andi: E sheh që jam 2 metra çun.

Sara: Po tani cfarë po bën?

Andi: Po bëj palestër. (E ngre hopa)

Pasi Jasmina reagoi me tone të ashpra, Andi tha që nuk do ta hedhë poshtë për asgjë në botë.

/a.m/NOA.al